Mesatarja harmonike si metodë e llogaritjes së nivelit mesatar të karakteristikës përdoret në rastet kur përmes mesatares aritmetike nuk fitohen rezultate të sakta. Prandaj, mesi harmonik përkufizohet si vlerë reciproke e mesit aritmetik. 

Edhe kjo mesatare ndahet në:

  1. Mesatarja harmonike e thjeshtë;
  2. Mesatarja harmonike e ponderuar.

Mesatarja harmonike e thjeshtë

Mesatarja harmonike e thjeshtë paraqet raportin në mes të numrit të varianteve dhe shumës së vlerave të tyre. Kur të dhënat nuk janë të grupuara përdoret mesi harmonik sipas formulës

H = \frac{n}{\frac{1}{X_{1}}+\frac{1}{X_{2}}+...+\frac{1}{X_{n}}}=\frac{n}{\sum \frac{1}{x_{i}}}.

Mestarja harmonike e ponderuar

Në rastin kur të dhënat janë të grupuara jepet sipas formulës:

H = \frac{f_{1}+f_{2}+...+f_{n}}{\frac{f_{1}}{X_{1}}+\frac{f_{2}}{X_{2}}+...+\frac{f_{n}}{X_{n}}}.

Referenca

ITAP NJOHURI STATISTIKORE.2007.