Gjerësia e variacionit
Gjerësia e variacionit llogaritet si ndryshim absolut në mes të të dhënës me vlerën më të madhe dhe asaj me vlerë më të vogël.
Gjv = Xmax – Xmin
Shmangia mesatare absolute
Shmangia mesatare absolute paraqet madhësinë mesatare të diferencave absolute në mes të mesatares aritmetike dhe vlerave individuale. Tek seritë e thjeshta shmangia abolute e thjeshtë është
Shm(d) = \frac{(x_{1}-\bar{x})+(x_{2}-\bar{x})+...+(x_{n}-\bar{x})}{n}=\frac{\sum (x_{i}-\bar{x})}{n}.
Kurse shmangia absolute e ponderuar është
Shm(d) = \frac{f_{1}(x_{1}-\bar{x})+f_{2}(x_{2}-\bar{x})+...+(f_{i}x_{n}-\bar{x})}{f_{i}}=\frac{\sum f_{i}(x_{i}-\bar{x})}{\sum f_{i}}.