Disa eksperimente sa herë përsëriten në të njëjtat kushte, japin të njëjtin rezultat, këto quhen deterministe. Disa eksperimente të tjera, përfundimi i të cilave nuk mund të thuhet pa e zhvilluar më parë atë, quhen eksperimente të rastit. Për eksperimentet e rastit mund të thuhet vetëm bashkësia e përfundimeve të mundshme të tij. Cdo kryerje të eksperimentit e quajmë provë.

Përkufzim 1: Hapesirë e rezultateve të provës, e cila shënohet Ω, quhet bashkësia e të gjitha rezultateve të mundshme të provës. Rezultati i cdo prove është një dhe dhe vetëm një ngjarje elementare, e cila shënohet me ꙍ.

Përkufizim 2: Ngjarje do të quajmë cdo nënbashkësi të hapësirës së rezultateve të provës Ω.

Ngjarjet shënohen me anën e simboleve A, B, …, X etj. Shënimi ꙍ ϵ A, tregon se, kur rezultati i provës është ꙍ, atëhere ndodh ngjarja A.

Përkufizim 3: Ngjarja e pamundur lidhet me një provë, shënohet Ø, quhet ngjarja që nuk ndodh asnjëherë, sado ta përsërisim këtë provë.

Përkufizim 4: Ngjarje e sigurt lidhur me një provë, quhet ngjarja që ndodh përherë, sado të persërisim provën.

Referenca

PALLA DR.ILIR NJOHURI MATEMATIKE DHE ZBATIME.S.L.,UNIVERSITETI “FAN S.NOLI”, KORCË,2022,PP.122-124.