Le të jenë X dhe Y dy bashkësi.

Përkufizim. Relacion dyor (binar) i X-it me Y-in quhet cdo treshe e renditur p = ( X,Y,G), ku G është nënbashkësi e prodhimit kartezian X × Y .

Për relacionin ρ = (X, Y, G) të X-it me Y-in  bashkësia X quhet bashkësi e nisjes, fillim ose burim i këtij relacioni, bashkësia Y quhet bashkësia fund, kurse bashkësia G quhet graf i tij.

Relacioni dyor i X-it me Y-in quhet edhe relacion dyor i X-it drejt Y-it ose relacion dyor me fillim në X dhe fund në Y.

Relacioni ρ = (X,Y,G) i X-it me X-in shkurt quhet relacion në X dhe shënohet edhe thjesht ρ = (X,G).

Në qoftë se ρ = (X,Y,G) është relacion i X-it me Y-in atëherë pohimi (x,y) ϵ G shënohet x ρ y, dhe lexohet << x-i është në relacion p me y-in>>.

Referenca

PETRO PETRAQ KONCEPTE THEMELORE MATEMATIKE.S.L.,VLLAMASI,2010.