Përkufizim. Funksioni numerik f që si bashkësi përcaktimi ka bashkësinë e numrave natyrorë N ose bashkësinë e k numrave të parë natyrorë, quhet varg numerik.
Vlerat e këtij funksioni quhen kufiza të vargut.
Në rast se bashkësia e përcaktimit e vargut numerik është N, ai quhet varg numerik i pafundëm. Në rast se bashkësia e përcaktimit të vargut numerik është bashkësia e disa numrave të parë natyrorë, atëherë vargu quhet i fundëm.
Kufizën e vargut f, që i përgjigjet numrit 1 e shënojmë me y1. Pra: y1=f(1).
Kufizën e vargut f, që i përgjigjet numrit 2 e shënojmë me y2; y2 = f(2).
Kufizën e vargut f, që i përgjigjet numrit n e shënojmë me yn ; yn = f(n).
Kufizat e një vargu numerik i shkruajmë në një radhitje plotësisht të përcaktuar, sipas radhitjes që kanë treguesit e tyre në vargun e numrave natyrorë:
y1 , y2 , …, yn , … d.m.th f(1), f(2), …., f(n), …
Kur vargu numerik y=f(x), x∈N apo y=f(x), x∈{1,2,3, ….., k} e shkruajmë në rradhitjen y1 , y2 , …, yn , …, treguesi n i kufizës yn , s’është gjë tjetër vecse vlera e ndryshorit x (x=n), kurse vete kufiza yn përfaqëson vlerën përgjegjëse të funksionit. Ky varg shpesh shënohet si (yn ) ku yn =f(n).
Vargu numerik mund të jepet me anën e një formule y=f(x), x∈N apo y(x), x∈{1,2,3, ….., k} që na lejon të gjejmë cdo kufizë të tij. Një formulë e tillë shkruhet shpesh kështu:
yn =f(n), x∈N apo yn =f(n), n∈ {1,2,3, ….., k}
Përkufizim. Formula që shpreh cdo kufizë të vargut nëpërmjet treguesit të saj n, quhet formulë e kufizës së përgjithshme të vargut.