Le të jetë dhënë bashkësia A = {1,2,….,n} dhe k ∈ N, i tillë që 0 ≤ k ≤ n.
Përkufizim. Dispozicion i klasës k të n elementeve të bashkësisë A quhet çdo nënbashkësi e radhitur me k elemente e kësaj bashkësie.
Numri e dispozicioneve të klasës k të n elementeve do ta shënojmë me simbolin
D_{n}^{k}
Një kombinacion ndryshon nga një dispozicion, sepse një kombinacion i klasës k të n elementeve është një nënbashkësi e bashkësisë , kështu që renditja e elementëve të saj nuk na intereson, ndërsa një dispozicion i klasës k të n elementeve është një nënbashkësi e bashkësisë A në të cilën ka rëndësi radhitja e elementeve.
Shënojmë me
d = a_{1}a_{2}....a_{k}
një dispozicion të çfardoshëm të klasës k të n elementeve të A-së. Marrim në shqyrtim bashkësinë K = { 1,2,…,k} dhe ndërtojmë funksionin:
f_{d}: K\to A,
të tillë që:
f_{d}(i) = a_{i}
per i = 1,2,…,k. Ky funksion është injektiv, pasi çdo dy numra të bashkësisë K kanë shëmbëllime të ndryshme. Është e qartë se duke ndërtuar për çdo dispozicion d të klasës k të n elementeve të bashkësisë A funksionin f për të cilin folëm më sipër, përcaktojmë në këtë mënyrë një bijeksion midis bashkësisë së dispozicioneve të tilla me bashkësinë e funksioneve injektive f.
Teoremë. Numri i dispozicioneve të klasës k të n elementeve është:
D_{n}^{k}=n\cdot(n-1)\cdot ...\cdot (n-k+1).