Në qoftë se X,Y,Y’,Z janë bashkësi, g: X → Y, f: Y’ → Z dhe Im g ⊆ Y’ atëherë mund të sajohet në mënyrë të natyrshme një pasqyrim i X-it në Z sipas këtij përkufizimi:
Pasqyrim kompozim i pasqyrimit f: Y’ → Z dhe i pasqyrimit g: X → Y, të tillë që Im g ⊆ Y’ i cili shënohet f ο g, quhet pasqyrim i X-it në Z i tillë që
\forall x\epsilon X, f\circ g(x)=f(g(x)).