Konjuksioni

Le të jenë p dhe q dy pohime çfarëdo. Me pohimet p, q formojmë pohimin e ri që e shënojmë p ∧ q i cili është i vërtetë vetëm kur pohimet p,q janë të vërteta. Pohimin p ∧ q e quajmë konjuksion të pohimeve p dhe q. Vlerat e vërtetësisë së konjuksionit nëpërmjet vlerave të vërtetësisë së pohimeve p,q jepen nga tabela më poshtë, e cila është tabela e vërtetësisë e konjuksionit p ∧ q.

Disnjuksioni

Disnjuksion i pohimeve p, q quhet pohimi i ri, që shënohet p ∨ q i cili është i gabuar atëherë dhe vetëm atëherë kur pohimet p, q janë të gabuara. Vlerat e vërtetësisë së disnjuksionit p ∨ q jepen nga tabela më poshtë:

Referenca

PetroPetraq Koncepte themelore matematike.s.l.,Vllamasi,2010.