Le të kemi një funksion f, të përcaktuar në ]a,b[.
Përkufizim. Numri l quhet limit i djathtë i funksionit f kur x→a, nëse sidoqoftë një numër pozitiv ε, gjejmë një numër pozitiv r, të tillë që për x ∈ ]a,a+r[ të kemi
\left|f(x)-l \right|<\varepsilon .
Limiti i djathtë i funksionit shënohet:
\displaystyle \lim_{x \to a^{+}}f(x)=l.
Le të kemi një funksion f, të përcaktuar në ]c,a[.
Përkufizim. Numri l quhet limit i majtë i funksionit f kur x→a, nëse sidoqoftë një numër pozitiv ε, gjejmë një numër pozitiv r, të tillë që për x ∈ ]a-r,a[ të kemi
\left| f(x)-l\right|<\varepsilon .
Limiti i majtë i funksionit shënohet:
\displaystyle \lim_{x \to a^{-}}f(x)=l.
Limiti i djathtë dhe limiti i majtë kur x→a quhen limite të njëanshme kur x→a.