Madhësitë absolute janë tregues që shprehin sasinë e një dukurie të caktuar të cilat paraqesin bazë për hulumtimin statistikor. Madhësitë janë ato të dhëna të fituara nga fazat paraprake të vrojtimit dhe të përmbledhjes së materialit statistikor, ato janë konkrete, në formë numrash dhe tregojnë madhësinë e tiparit të dukurisë. Madhësitë absolute paraqiten si individuale – që shprehin madhësinë e dukurisë në një kohë të caktuar. Përpos madhësive absolute përdoren edhe madhësitë relative – ku paraqesin raportin në mes të madhësisë së një treguesi ndaj madhësisë së treguesit tjetër.
Kuptimi dhe llojet e madhësive mesatare
Madhësia mesatare shpreh mesataren e madhësive të tiparit të njësisë së analizuar statistikore. Nga kjo rrjedh se madhësitë mesatare shprehin anën sasiore të serisë statistikore.
Madhësitë mesatare paraqesin një metodë shumë të rëndësishme statistikore për hulumtimin e dukurive ekonomike-shoqërore. Përmes madhësive mesatare shprehen shumë tregues të rëndësishëm të gjendjes, ecurisë dhe zhvillimit të dukurive të ndryshme në të ardhmen.
Madhësitë statistikore më të rëndësishme janë:
- Mesatarja aritmetike;
- Mesatarja harmonike;
- Mesatarja gjeometrike;
- Mesatarja kronologjike.
Kurse sipas pozicionit madhësitë ndahen:
- Moda;
- Mediana (Mesorja);
- Kuartilet.