Në rastin kur X dhe Y janë bashkësi, që kanë një numër jo të madh elementesh, prodhimi kartezian X×Y mund të paraqitet me një tabelë me dy hyrje. Në hyrjen vertikale shënohen elementet e bashkësisë X, kurse në hyrjen horizontale elementet e bashkësisë Y. Në këtë tabelë vendosen të gjitha ciftet e radhitura, që formohen me elementet e X-it dhe Y-it në mënyrë të tillë që koordinata e parë e ciftit të radhitur përcakton rreshtin, kurse e dyta shtyllën ku ndodhet ai. Kjo tabelë quhet paraqitje tabelore e prodhimit kartezian XxY.
Për relacionet me burime dhe funde, që kanë një numër jo të madh elementesh, për të krijuar një perceptim visual të tyre, përdoren paraqitjet e mëposhtme.
- Paraqitja tabelore
Kjo paraqitje e relacionit ρ = ( X,Y,G) përftohet duke shënuar në paraqitjen tabelore të X x Y cdo cift që I përket grafit të tij.
- Paraqitja shigjetore
Kjo paraqitje e relacionit ρ = (X,Y,G) përftohet duke hequr shigjeta, që lidhin elemente të bashkësisë X me elemente të bashkësisë X me elemente të bashkësisë Y në mënyrë që një shigjetë të kalojë vetëm nga koordinata e parë në koordinatën e dytë të cdo cifti të radhitur, që i përket grafit G të p-së.
Jepet paraqitja e relacionit të bashkësisë X = { c, a, Δ, 3 } me bashkësinë Y = { ◊, a, b, 1, 2} grafi i të cilit është
G = { (c,a),(a,b), (a,2), (Δ,◊), (Δ,2), (3,a), (3,2)}.
- Paraqitja tabelore
◊ | a | b | 1 | 2 | |
c | (c,◊) | (c,a) | (c,b) | (c,1) | (c,2) |
a | (a,◊) | (a,a) | (a,b) | (a,1) | (a,2) |
Δ | (Δ,◊) | (Δ,a) | (Δ,b) | (Δ,1) | (Δ,2) |
3 | (3,◊) | (3,a) | (3,b) | (3,1) | (3,2) |
- Paraqitja shigjetore