PARIMI I MBLEDHJES

Ne qofte se k veprime, që përjashtojnë reciprokisht njëri tjetrin dhe nuk realizohen njëkohësisht, mund të kryhen përkatësisht në 

 n_{1},n_{2},...,n_{k}

mënyra të ndryshme, atëherë ndonjëri prej tyre mund të shkruhet në

 n_{1}+n_{2}+...+n_{k}

mënyra të ndryshme.

 

PARIMI I SHUMËZIMIT

Supozojmë se duhen kryer njëri pas tjetrit k veprime. Në qoftë se veprimi i parë mund të kryhet në n1 mënyra të ndryshme; për cdo mënyrë të realizimit të të parit, veprimi i dytë mund të kryhet në n2 mënyra të ndryshme; e kështu me rradhë veprimi i k-të mund të kryhet në nk mënyra të ndryshme për çdo mënyrë të realizimit të k-1 veprimeve të para, atëherë të k veprimet së bashku, në renditjen e treguar, mund të kryhen në  

  n_{1}\cdot n_{2}\cdot ...\cdot n_{k}

mënyra të ndryshme.