Rregullat e logjikës i japin kuptimin e saktë pohimeve matematikore. Këto rregulla përdoren për të bërë dallimin ndërmjet argumentave matematikore të vlefshme dhe të pavlefshme. Logjika është baza e të gjitha arsyetimeve matematikore dhe e të gjitha arsyetimeve të automatizuara.Ajo ka aplikime praktike për hartimin e makinave llogaritëse (informatikë), në specifkimin e sistemeve, inteligjencën artifciale, programimit kompjuterik, programimit të gjuhëve dhe në fusha të tjera të shkencave kompjuterike si edhe në fusha të tjera studimi.
Do të nisim me hyrjen në blloqet bazë të ndërtimit të logjikës, pohimet. Koncepti i pohimit është një koncept fllestar dhe as që bëhet fjalë për përkufzimin e tij. Megjithatë ai mund të përshkruhet me anë të shembujve. Në matematikë një pohim
është një fjali deklaruese (dmth një fjali që deklaron një fakt) që është ose e vërtetë ose e false por jo të dyja bashkë. Do të përdorim shkronjat p, q, r, s,…. për të përfaqësuar pohimet.
LIDHËZAT LOGJIKE
Pohimet mund të kombinohen ose modifkohen me anë të lidhëzave logjike.
Lidhëzat logjike përdoren për të ndërtuar pohime të përbëra duke u nisur nga pohime të thjeshta. Lidhëzat logjike janë vërtet funksionale, në kuptimin që vlera e vërtetësisë të një pohimi të përbërë varet vetëm nga vlera e vërtetësisë të pohimeve të thjeshta që e përbëjnë atë. Për të përcaktuar një lidhëz do të na mjaftojë të japim vlerën e vërtetësisë të pohimit përfundimtar kur janë përcaktuar pohimet mbi të cilat vepron. Tabelat në të cilat bëhen veprime të tilla quhet
tabela vërtetësie. Në një tabelë vërtetësie paraqiten vlerat e vërtetësisë të pohimeve (ose të pohimit) mbi të cilat veprojnë lidhëzat. Në korrespondencë të cdo rreshti, një kuti duhet të tregojë rezultatin e prodhuar nga lidhëza. Kështu tabelat e vërtetësisë paraqiten si rrjeta.
MOHIMI ( POHIMI I KUNDËRT )
Le të jetë p një pohim. Pohimi i kundërt ose mohimi i p-së quhet pohimi i ri, që shënohet “jo p” ose
\bar{p}
i cili është i vërtetë kur p-ja është i gabuar dhe i gabuar kur p-ja është i vërtetë. Vlerat e vërtetësisë së pohimit të kundërt sipas vlerave të vërtetësisë së pohimit p, jepen nga tabela më poshtë.