Formulat e këtij paragrafi do të na lejojnë të llogarisim derivatet e funksioneve të reja të përftuara prej funksioneve
të vjetër nëpërmjet veprimeve të shumëzimit apo pjestimit.
Rregulli i prodhimit
Rregulli i prodhimit thotë se derivati i prodhimit të dy funksioneve është i barabartë me funksionin e parë shumëzuar me derivatin e të dytit plus funksionin e dytë shumëzuar me derivatin e të parit.
Në qoftë se f(x) dhe g(x) janë të dy të derivueshëm atëherë:
\frac{d}{dx}[f(x)g(x)]=f(x)\frac{d}{dx}[g(x)]+g(x)\frac{d}{dx}[f(x)].
Rregulli i raportit
Rregulli i raportit pohon se derivati i raportit është i barabartë me emëruesin shumëzuar me derivatin e numëruesit minus numëruesin shumëzuar me derivatin e emëruesit, e gjitha kjo pjestuar me katrorin e emëruesit.
Në qoftë se f(x) dhe g(x) janë të derivueshëm atëherë
\frac{d}{dx}[\frac{f(x)}{g(x)}]=\frac{g(x)\frac{d}{dx}[f(x)]-f(x)\frac{d}{dx}[g(x)]}{[g(x)]^{2}}.