Statistika është një varg metodash që përdoren për të mbledhur, analizuar, prezantuar dhe interpretuar të dhënat.
Analiza e të dhënave statistikore përmbledh 4 etapa:
1. Përcaktimi i një problemi
2. Mbledhja e të dhënave
3.Analiza e të dhënave
4. Raportimi i rezultateve

Në shumicën e hulumtimeve shoqërore analiza e të dhënave përmban tre hapa kryesorë, të kryera në këtë mënyrë:

  1. Pastrimi dhe organizimi i të dhënave për analizë ( përgatitja e të dhënave )
  2. Përshkrimi i të dhënave ( Statistika deskriptive )
  3. Testimi i hipotezave dhe modeleve ( Statistika konkluzive )

Përgatitja e të dhënave përmban kontrollimin dhe rregjistrimin e të dhënave; kontrollimin e saktësisë së të dhënave; futjen e të dhënave në kompjuter; transformimin e të dhënave; përpilimin dhe ruajtjen e strukturës së bazës së të dhënave që përfshin njësi të ndryshme të matjeve.

Statistika deskriptive përdoret për të përshtatur karakteristikat kryesore të të dhënave në një studim. Ajo ofron përmbledhje të thjeshta mbi mostrën dhe njësitë matëse. Së bashku me analizën e thjeshtë grafike, ato formojnë bazën e çfarëdo analize kuantitative të të dhënave. Me statistikë deskriptive thjesht përshkruhet ajo çka është dhe çka tregojnë të dhënat.

Statistika konkluzive dhqyrton pyetjet, modelet dhe hipotezat. Në shumicën e rasteve, konkluzionet nga statistika konkluzive shtrihen përtej të dhënave ashtu si janë. 

 

Denduria absolute dhe denduritë e grumbulluara

Denduri absolute quhet numri i herëve që ndeshet një vlerë e tiparit, shënohet me di.

Në shumë probleme ndeshemi me një kërkesë, e cila kërkon se sa vlera të tiparit janë më të vogla se një vlerë e dhënë.

Denduri absolute e grumbulluar, quajmë shumën e të gjitha dendurive absolute të të gjitha vlerave që janë më të vegjël se vlera e dhënë. 

Denduri relative e grumbulluar, quajmë shumën e të gjitha dendurive relative të të gjitha vlerave që janë më të vegjël se vlera e dhënë.

Referenca

ITAP NJOHURI STATISTIKORE.2007
PALLA DR.ILIR NJOHURI MATEMATIKE DHE ZBATIME.S.L.,UNIVERSITETI “FAN S.NOLI”, KORCË,2022,PP.122-124.