Me termin të dhëna kuptojmë shifra, vlera të ndryshme, fakte të mbledhura mbi njerëz, sende, objekte, nëpërmjet vrojtimeve, matjeve, rregjistrimeve. Të dhënat janë informacion i papërpunuar.

Të dhënat janë informacion i papërpunuar. Ato në vetvete nuk janë dije. Për të kaluar nga të dhënat në dije rruga është e tillë: nga të dhënat tek informacioni, nga informacioni tek faktet dhe në fund nga faktet tek dijet.

Të dhënat bëhen informacion, kur duhet marrë një vendim. Informacioni bëhet fakt, kurmbështetet nga të dhënat.Faktet bëhen dije, kur përdoren në përmbushjen e suksesshme të një procesi vendimi. Figura tregon procesin e të menduarit statistikor që bazohet në të dhëna për të ndërtuarmodele statistikore, të cilat ti shërbejnë vendimmarrjes. Prandaj ne kemi nevojë për analizë statistikore të të dhënave. Statistika vjen nga nevoja për të vendosur dijet në një bazë evidentimi sistematik. Kjo kërkon njohjen e ligjeve te probabilitetit, matje te veçorive të të dhënave si dhe lidhjet që ekzistojnë.

Të dhënat mund të jenë vëzhgimore, eksperimentale ose zgjedhje të rastit. Të dhënat i ndajmë në të dhëna sasiore dhe të dhëna cilësore.

Të dhënat cilësore karakterizohen vetëm me cilësorë dhe ndahen në:

  • Të dhëna emërore (nominale) të cilat karakterizohen me cilësorë sic janë profesioni, vendbanimi, shtetësia, raca, gjinia etj.
  • Të dhëna rreshtore (ordinale) të cilat karakterizohen me cilësorë, që ka kuptim renditja e tyre sic janë grupmosha, gradimi etj.

Të dhënat sasiore ndahen në:

  • Të dhëna rreshtore (ordinale), të cilat karakterizohen nga numra që renditen, por me të cilat nuk mund të kryejmë veprime aritmetike. Të dhëna të kësaj natyre mund të përmendim temperatura, grupmosha të shprehura në klasa etj.
  • Të dhëna të matshme (racionale) të cilat karakterizohen nga numra që mund të kryejmë veprime aritmetike. Të dhëna të tilla janë si: numri i popullsisë, pesha, gjatësia, sasia e prodhimit, të ardhurat mujore etj.

Referenca

ITAP NJOHURI STATISTIKORE.2007,
PALLA DR.ILIR NJOHURI MATEMATIKE DHE ZBATIME.S.L.,UNIVERSITETI “FAN S.NOLI”, KORCË,2022,PP.122-124.