Devijimi standard nuk na tregon se a është shuma e shpërdarjes në marrëdhënie me mesataren e madhe apo e vogël. Ky kufizim mposhtet përmes koeficientit të variacionit relativ (KVR), që paraqet devijimin e standardit si përqindje të mesatares:
KVR = \frac{s}{\bar{X}}\cdot 100.
Koeficienti i variacionit relativ përdoret:
- për të krahasuar shpërndarjet e matura në njësi të njëjta, por që kanë mesatare të ndryshme
- për të krahasuar shprndarjet e matura me njësi të ndryshme.
Treguesit kryesor relativ të variacionit janë:
- koeficienti i variancës;
- koefiecienti i dispersionit;
- varianca relative;
- koeficienti i variacionit të kuartilit etj.
Koeficienti i variancës
Koeficienti i variancës është tregues relativ i cili shpreh madhësinë relative të raportit në mes të devijimit standard dhe mesatares aritmetike të dukurisë masive. I varur nga karakteristikat e dukurisë dhe qëllimit të analizës statistikore, koeficienti i variancës shprehet në formë të thjeshtë si koeficient ose si madhësi numerike në përqindje. Formula e koeficientit të variancës jepet si me poshtë:
K_{v}=\frac{\sigma }{\bar{X}}
dhe në përqindje
K_{v}=\frac{\sigma }{\bar{X}}\cdot 100.
Në rastet kur koeficienti i variancës është i lartë, rezulton konstatimi se nën ndikimin e faktorëve të jashtëm dhe shmangiet e të dhënave të dukurisë nga madhësia mesatare janë të mëdha. Pra, sa më i vogël të jetë koeficienti i variacionit aq më homogjene janë të dhënat.
Koeficienti i dispersionit shprehet si:
K_{d}=\frac{\sigma\sqrt{2} }{\bar{X}}.
Varianca relative
Njëri nga treguesit relativë me rëndësi të matjes së variacionit është edhe varianca relative e cila jepet me formulën si në vijim:
V_{r}=\frac{x_{i}-\bar{x}}{\bar{x}}, V_{r}=\frac{x_{i}-\bar{x}}{\bar{x}}\cdot 100.